Instituti është një think-tank i pavarur dhe jo-fitimprurës që bashkon një ekip të veçantë profesionistësh, me objektiv të vetëm për të mbështetur përpjekjet e integrimit evropian të Kosovës
Puna jonë bazohet në ekip të talentuar dhe përkushtuar, nga i tërë Ballkani Perëndimor dhe BE, qe angazhohet për krijimin e politikave alternative publike, hulumtimeve, analizave dhe debateve të hapura
Çdo vit instituti publikon dhjetëra hulumtime në fusha të ndryshme të procesit integrues të Ballkani Perëndimor dhe të Kosovës.
Publikimet fokusohen në çështjet siç janë: Marrëveshja Stabilizim Asocimi, liberalizimi i vizave, raportet vjetore të BE-së, Instrumenti i Para Anëtarësimit (IPA), Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor (WBIF), migrimi i qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, etj.