Projektet
Avancimi i Shërbimeve Dixhitale Evropiane
Qëllimi i projektit:
Projekti synon të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të iniciativave të dixhitalizimit të shërbimeve publike, në përputhje me Axhendën Dixhitale të BE-së. Rezultati i pritshëm përfshin krijimin e një kornize monitoruese që pasqyron në mënyrë holistike përpjekjet e Kosovës në dixhitalizimin e shërbimeve publike.
Buxheti:
€ 9,996
Donatori:
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
BAROMETRI I REFORMAVE EVROPIANE
Qëllimi i projektit:
Avancimi i diskursit publik për reformat Evropiane dhe rritja e llogaridhënies së institucioneve publike duke publikuar rregullisht Barometrin e Reformave Evropiane i cili do të lejojë monitorimin sistematik dhe të qartë të reformave.
Buxheti: € 99,980
Donatori:
Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Fondi i Drejtave të Njeriut dhe MATRA 2023
Bashkë-implementues:
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
BAROMETRI I BALLKANIT 2022
Qëllimi i projektit: Hartimi i Barometrit të Ballkanit 2022. Në kuadër të projektit, instituti ka qenë përgjegjës për analizimin e të dhënave statistikore dhe shpjegimin e tyre analitik.
Buxheti:
€ 5,000
Donatori:
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC)
Bashkë-implementues:
Qendra e Shqipërisë për Konkurrueshmeri dhe Tregti Ndërkombëtare (ACIT)
DIALOGU PËR
LIBERALIZIMIN E VIZAVE NË MES KOSOVËS DHE HOLANDËS
Qëllimi i projektit: Avancimi i dialogut në mes Kosovës dhe Holandës me qëllim të mbështetjes së procesit të liberalizimit të vizave.
Buxheti:
€ 9,993
Donatori: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
BAROMETRI I BALLKANIT 2021
Qëllimi i projektit:
Hartimi i Barometrit të Ballkanit 2021. Në kuadër të projektit, instituti ka qenë përgjegjës për analizimin e të dhënave statistikore dhe shpjegimin e tyre analitik.
Buxheti:
€ 5,300
Donatori:
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC)
Bashkë-implementues:
Qendra e Shqipërisë për Konkurrueshmeri dhe Tregti Ndërkombëtare (ACIT)
INTEGRIMI I PANDEMISË: procesi integrues në kohën e Koronavirusit
Qëllimi i projektit: Fuqizimi i bashkëpunimit në mes shoqërisë civile dhe institucioneve publike dhe ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve në fushën e integrimit Evropian, me theks të veçantë në ndikimin e pandemisë COVID-19 në rrugën integruese të Kosovës.
Buxheti:
€ 20,990
Donatori:
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
QEVERIA E RE: ÇFARË TANI?
Qëllimi i projektit:
Rritja e dialogut mes shoqërisë civile dhe institucioneve me qëllim të formulimit të politikave empirike publike të cilat do të kontribuojnë në avancimin e procesit të liberalizmit të vizave, zbatimin e MSA-së, absorbimin efektiv të asistencës së huaj financiare, me qëllim përfundimtar të aplikimit të suksesshëm për statusin e Vendit Kandidat
Buxheti:
€ 4,980
Donatori:
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
KOSOVA NË IPA III
Qëllimi i projektit:
Rritja e dialogut mes shoqërisë civile dhe institucioneve me qëllim të përgatitjes së më të mirë të Kosovës për zbatimin e Instrumentit të Para Anëtarësimit për periudhën e ardhshme financiare të BE-së 2021-2027 (IPA III)
Buxheti:
€ 5,909
Donatori:
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
INTEGRIMI N’SHQIP
Qëllimi i projektit: Avancimi i procesit integrues të Kosovës dhe Shqipërisë, përmes inkurajimit të debatit empirik dhe holistik me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në mes dy vendeve në procesin integrues. Po ashtu, projekti do të ofroj këshilla praktike për të avancuar komunikimin dhe shkëmbimet me arkitekturën institucionale të BE-së. Projekti zbatohet në partneritet me Qendrën e Shqipërisë për Konkurrueshmëria dhe Tregti Ndërkombëtare (ACIT)
Buxheti:
$ 10,000
Donatori:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqiperine (OSFA)