Në institut, ne i mbështesim idetë e reja dhe guximin për të besuar në to. Instituti është një vend ku gjëja e fundit që duam është që stafi ynë të jetë - i mirë. Ne duam që ata të jenë - më të mirët. Ne jemi në shërbim të interesit publik. Ne besojmë se politikat e mirëfilta publike mund të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Prandaj, puna jonë nuk mund të jetë vetëm e mirë. Ose besojmë me gjithë zemër dhe japim gjithçka që kemi në ndjekjen e bindjeve tona ose nuk fillojmë fare. Në institut nuk bëjmë konsensus. Guximi për të besuar është thelbësor për progresin tonë dhe lëvizjen e kufijve të shoqërisë.